
NBA vijon spektaklin në parket dhe duket se tani më skuadrat i kanë të qarta objetivat e tyre për këtë sezon. Një vit nga ndraja e legjendës së basketbollit , Kobi Brajan , Los Angeles Lakers triumfoi në shtëpi përballë Clevend Cavaliers. Në një sfidë ku LeBron James bëri një nga paraqitjet më të mira të karrierës së tij pasi shënoi plot 46 pikë dhe vulosi fitoren me shifrat 115-108.
Ylli i Nba ia dedikoi këtë fitore pikërisht ish mikut të tij , Kobi Brajan i cili humbi jetën një vit më parë në një aksident ajëror së bashku me vajzën e tij. Një triumf me rëndësi ky për Lakers që rimarrin kreun e renditjes në Konferencën e perëndimit
Ndërsa në Lindje, spikati humbja e Philadelphia-s, e cila u mund nga Detroit Pistons. Por pavarasisht kësaj disfarë , Filadelfia qëndron në vendin e parë në klasifikim në Konferencën e Lindjes.
Fitore regjistroi dhe skuadra e Brooklyn Nets, e cila mundi me shifrat 98-95 Miami Heat. Të dy ekipet gabuan jo pak herë megjithëse Nets ishte më dominues në fushë. 6 lojtarë të klubit , përfshirë këtu dhe titullarët, realizuan mbi 10 pikë ndërsa vecojmë Harden e Durant që shënuan nga 20 pikë secili dhe lanë kontributin e tyre në këtë fitore.Ndeshjet u trasmetuan ekskluzivisht në ekranin e Tring.