Shitet në ankand peshqiri që mbante në ndeshje legjenda e NBA Kobe Bryant, ja vlera dhe kush e bleu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shitet në ankand peshqiri që mbante në ndeshje legjenda e NBA Kobe Bryant, ja vlera dhe kush e bleu

Peshqiri që legjenda e ”Los Angeles Lakers”, Kobi Brajant, kishte me vete kur mbajti fjalimin përshëndetës, pas ndeshjes së tij të fundit në NBA, më 13 prill të vitit 2016, u shit 33 000 dollarë.

Sipas CNN, blerësi është një tifoz i zjarrtë i ”Lakers” dhe ai ka koleksionin më të madh të memorialeve. Ai ëndërron të krijojë muze për LAL në Kaliforninë e Jugut.

Kur Brajant u largua nga vendi pas fjalimit të tij përshëndetës, njëri nga tifozët ia mori peshqirin që e mbante mbi supet e tij. Të njejtin vit, tifozi e shiti peshqirin në ankand për 8 365 dollarë.

Dje, peshqiri së bashku me dy bileta për ndeshjen e fundit të Kobit u shitën për 33 077 dollarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy