Sputnik-V: BE do të vendosë për miratimin e saj deri në fillim të marsit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sputnik-V: BE do të vendosë për miratimin e saj deri në fillim të marsit

Vaksina ruse Sputnik-V  mund të miratohet për përdorim në BE në shkurt ose fillim të marsit. Këtë e deklaroi  kreu i Fondit të Investimeve Direkte Ruse, Kirill Dmitriev.

 

“Ne kemi dorëzuar dokumentet për aprovim të vaksinës ruse në Agjencinë Evropiane të Barnave. Ky proces ekzaminimi mund të zhvillohet në shkurt, ndoshta deri në fillim të marsit”, tha ai për mediat ruse.

 

Advertisement

Më herët, Dmitriev tha se faza e parë e marrjes së licencës për përdorim urgjent të vaksinës ruse Sputnik-V në Bashkimin Evropian është planifikuar për në fund të shkurtit. Kërkesa për një autorizim të përdorimit emergjenttë vaksinës Ruse Sputnik-V u paraqit në 22 dhjetor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy