Stërvitjet e mëdha ushtarake, Koreja e Jugut-SHBA/ Paralajmërim për Phenianin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stërvitjet e mëdha ushtarake, Koreja e Jugut-SHBA/ Paralajmërim për Phenianin

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po kryejnë disa nga stërvitjet më të mëdha dhe më të dukshme ushtarake në vite. Ato vijnë si përgjigje ndaj provave provokuese me raketa të Koresë së Veriut.

 

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, pa nga afër disa nga stërvitjet e Uashingtonit dhe Seulit dhe shpjegon qëllimin e tyre, ndërsa tensionet me Korenë e Veriut vazhdojnë të rriten.

 

Advertisement

Një shfaqje e hapur e fuqisë ushtarake.

 

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë disa nga armët e tyre më të rënda në Korenë e Jugut.

 

Advertisement

Stërvitjet janë gjithëpërfshirëse… me bomba që lëshohen nga avionët e përparuar luftarakë…

 

tanke dhe predha që shkatërrojnë shënjestrat në tokë…

 

Advertisement

dhe flotat e anijeve luftarake që godasin objektivat përmes detit.

 

Forcat amerikane dhe ato të Koresë së Jugut po stërviten për një sulm në plazh – një mesazh i qartë për udhëheqjen e Koresë së Veriut.

 

Advertisement

“Trupat e marinës janë të vendosura të ndëshkojnë menjëherë çdo provokim të armikut”, thotë Koloneli i Marinës së Koresë së Jugut.

 

Këto, jo vetëm që janë disa nga stërvijet më të mëdha ushtarake në vite, por janë gjithashtu më të hapurat për publikun.

 

Advertisement

Stërvitjet në një plazh publik nuk kanë për qëllim vetëm rritjen e gatishmërisë ushtarake.

 

Ato janë gjithashtu një shfaqje e forcës përpara mediave koreane dhe botërore.

 

Advertisement

Një qasje ndryshe krahasuar me atë të para pesë viteve, kur stërvitjet u pakësuan mes rritjes së përpjekjeve diplomatike me Korenë e Veriut.

 

Tani, si kurrë më parë, Pheniani ka rifilluar provat me raketa.

 

Advertisement

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është zotuar për rritje të madhe dhe të shpejtë të arsenalit bërthamor të vendit.

 

Si përgjigje, Seuli po mundohet të shfaqë më shumë, mbrojtjen që ka nga Shtetet e Bashkuara. Por, përpjekjet mund të dështojnë, thotë profesori nga Seuli, Kim Dong-yub.

 

Advertisement

“Nëse ky mesazh nuk menaxhohet si duhet, mund të provokojë një reagim më të madh të Koresë së Veriut, duke sjellë një situatë vërtetë shqetësuese për koreano-jugorët”, thotë ai.

 

Media shtetërore e Koresë së Veriut i cilëson stërvijet si përgatitje për sulm. Një reagim i tillë është i pritshëm, thotë analisti Dan Pinkston.

 

Advertisement

“Nuk jam i shqetësuar nga zemërimi i Koresë së Veriut. Nuk mendoj se kjo është ajo për të cilët duhet të shqetësohemi. Ata nuk do ta vrasin veten. Udhëheqja e tyre është racionale”, thotë ai.

 

Shfaqja e forcës do të vazhdojë. Në qershor, Shtetet e Bashkaura dhe Koreja e Jugut planifikojnë kryerjen e manovrave më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë.

 

Advertisement

Rezultati i këtyre tensioneve në rritje, është vështirë të parashikohet./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy