Stilisti legjendar i modës shuhet në moshën 83-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stilisti legjendar i modës shuhet në moshën 83-vjeçare

Stilisti legjendar i modës, Roberto Cavalli ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Legjenda e botës së modës vdiq në shtëpinë e tij në Firence pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje, shkruajnë mediat italiane.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur të afërmit e tij, të cilët kanë thënë se shëndeti i stilistit të famshëm është përkeqësuar ditët e fundit, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Advertisement

Roberto  la pas gjashtë fëmijë, më i vogli është Giorgio, vetëm një vjeç . Në krah të tij në orët e fundit, ashtu si në dhjetë vitet e fundit, ishte edhe partnerja e tij, Sandra Nilsson .

Roberto Cavalli studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence. Gjyshi i tij ishte piktor i grupit Macchiaioli dhe prej tij trashëgoi pasionin për artin.

Italiani, pasuria e të cilit besohet se shkon në 400 milionë Euro, vjen nga një familje artistësh. Ai ka lindur më 15 Nëntor të vitit 1940 në Firence.

Cavalli solli në botë modën e lartë italiane

“Me dhimbje të thellë dhe keqardhje të sinqertë, mësoj për ndarjen nga jeta të Roberto Cavalli, një figurë e shquar që solli modën e lartë italiane në botë, duke e bërë Toskanën një pikë referimi të padiskutueshme në panoramën globale të modës. Roberto nuk ishte vetëm një inovator dhe një Artist pëlhure, por edhe simbol i krijimtarisë dhe mjeshtërisë që mundi të përziejë me guxim ngjyrat e tokës sonë me trendet ndërkombëtare”, tha presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani, shkruan Ansa. /vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy