Stoltenberg përsërit mundësinë e “pretekstit” për pushtimin e Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stoltenberg përsërit mundësinë e “pretekstit” për pushtimin e Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur mundësinë e krijimit të një preteksti për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Këtë deklaratë Stoltenberg e ndau gjatë një konference për mediat, në një moment të tensionuar përgjatë kufirit të Ukrainës.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Kemi parë përpjekje për të krijuar një pretekst që do të justifikonte pushtimin e Ukrainës”, u shpreh zyrtari i aleancës fillimisht.

Por, nga ana tjetër ai la një dritare të hapur për zgjidhje paqësore dhe diplomatike të situatës. Madje, ish-kryeministri norvegjez ndau gatishmërinë që të angazhohet me autoritetet ruse “nga nesër”.

Advertisement

Stoltenberg ravijëzoi se NATO nuk është një kërcënim.

“NATO është një aleancë mbrojtëse. Parandalimi ynë është të parandalojmë, jo të provokojmë një konflikt”, shtoi ai.

Shefi i ardhshëm i Bankës Qendrore të Norvegjisë ritheksoi thirrje se nëse pala ruse përdor forcën, kjo do të përkthehet “në një kosto të lartë për Rusinë”.

“Ne nuk mund të kthehemi në një epokë sferash ndikimi ku vendet e mëdha ngacmojnë ato më të voglat”, tha në vijim të deklaratës së tij Stoltenberg.

Advertisement

Sipas zyrtarit, sot NATO konfirmoi se dera e saj mbetet e hapur.

Sekretari i Aleancës së Atlantikut Verior sqaroi se është e drejta e secilit vend për të zgjedhur rrugën e tij.

“Kjo”, cilësoi Stoltenberg, “është themelore për sigurinë evropiane dhe transatlantike”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy