Studim i Harvardit: Temperaturat mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studim i Harvardit: Temperaturat mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

Çfarë zbuloi studimi i Harvardit?

Një studim i madh i kryer nga Harvard, MIT dhe institucione të tjera studiuan se si kushtet e motit, më saktë rritja e temperaturës dhe lagështia, ndikojnë në përhapjen e coronavirusit, raporton Washington Post.

Ata studiuan 3.739 raste në të gjithë botën dhe arritën në përfundimin se temperaturat mesatare mbi 25 gradë Celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit, transmeton Telegrafi.

Çdo ngritje shtesë e temperaturës prej 0.6 gradë mbi atë nivel shoqërohet me një rënie prej 3.1 për qind të numrit riprodhues të virusit, të quajtur R0. Ky është numri mesatar i infeksioneve të reja të krijuara nga secili person i infektuar. Kur R0 bie nën 1, epidemia fillon të zhduket.

Advertisement

Por siç vërejnë shkencëtarët, si çdo hulumtim i ngjashëm deri më tani, edhe ky hulumtim ka konfirmuar se vera nuk do ta ndalë plotësisht pandeminë. Shkencëtarët vërejnë se coronavirusi ka të ngjarë të sillet si SARS dhe MERS, ose se do të dobësohet gjatë motit të ngrohtë, por gjithashtu se kjo do të thotë që pas verës, numri i infeksioneve do të rritet në vjeshtë.

David Heymann, një profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, paralajmëron se studime të tilla duhet të merren me shumë kujdes.

“Këto janë teste laboratorike, jo situata reale. Ditë pas dite po dëshmojmë transmetimin e virusit COVID-19 në shumicën e pjesëve të botës, madje edhe në vendet tropikale”, tha Heymann.

Sa i përket hulumtimit mbi ndikimin e lagështirës në përhapjen e virusit, studimet kanë treguar që viruset si coronavirusi përhapen më shpejt në ajër të thatë, ndërsa lagështia më e lartë bën që pikat e virusit të bien në tokë më shpejt dhe të qëndrojnë në ajër më të shkurtër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy