Studimi: Këtë dimër do prekemi nga “pandemia e dyfishtë”,Covid-19 plus një sezon i rëndë i gripit stinor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Këtë dimër do prekemi nga “pandemia e dyfishtë”,Covid-19 plus një sezon i rëndë i gripit stinor

Nga Rachael Rettner “Live Science”

Aktiviteti i gripit, ka qenë praktikisht inekzistent gjatë pandemisë së Covid-19. Por kjo gjë mund të ndryshojë së shpejti. Dy studime të reja parashikojnë se gripi do të jetë sërish dominant vjeshtën dhe dimrin që po vjen.

Njëri nga studimet parashikoi se vetëm në SHBA, mund të ketë 100.000 deri në 400.000 më shumë shtrime në spital, si pasojë e sezonit gripal 2021-2022, në krahasim me një sezon tipik të këtij virusi. Gjetjet e studimit, të botuara këtë javë në bazën e të dhënave “MedrXiv”, dhe ende të pa rishikuara nga studiues të tjerë, nënvizojnë rëndësinë që kanë këtë vit vaksinat kundër  gripit.

Të dyja studimet në fjalë, sugjerojnë se një sezon i rënduar i gripit të zakonshëm, mund të shmanget vetëm nëse normat e vaksinimit ndaj këtij virusi do të rriten nga 20 në 50 për qind në krahasim me një vit tipik.

Advertisement

“Vaksinimi i sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur kundër gripit, do të jetë thelbësor për ta shmangur këtë skenar”-thotë dr.Mark Roberts, drejtor i Laboratorit të Dinamikës së Shëndetit Publik në Shkollën Pasuniversitare të Shëndetit Publik të Universitetit të Pitsburgut, SHBA, dhe autori kryesor i të dyja studimeve.

Viti i kaluar u shoqërua me nivele historikisht të ulëta të aktivitetit të gripit në SHBA. Sipas ekspertëve, kjo ka ndodhur me shumë gjasa për shkak të masave të ashpra për parandalimin e përhapjes masive të Covid-19, si distancimi social, mbyllja e shkollave, mbajtja e maskave dhe reduktimi i udhëtimeve.

Gjatë sezonit të gripit 2020-2021, shkalla e përgjithshme e shtrimeve në spitale në SHBA për shkak të gripit të zakonshëm ishte vetëm rreth 4 shtrime në 100.000 njerëz; krahasuar me normën e zakonshme prej 70 shtrimesh në spital për 100.000 njerëz.

Studiuesit thanë se vdekjet e lidhura me gripin ranë me 95 për qind. Kjo do të thotë se popullsia amerikane e “humbi mundësinë për të krijuar ose rritur imunitetin e saj ndaj gripit për sezonin e ardhshëm të gripit”, gjë që ka shtuar frikën se gripi mund të rikthehet me shumë forcë, kur të hiqen masat parandaluese ndaj Covid-19.

Advertisement

Po ashtu studuesit vërejnë se Shtetet e Bashkuara, po përjetojnë aktualisht një rritje të rasteve me infeksionet e tjera të frymëmarrjes, si virusi respirator sincitar (RSV) “gjë që nuk parathotë ndonjë gjë të mirë për sezonin e ardhshëm të gripit, thekson Roberts.

Në një nga studimet e reja, të udhëhequr nga Kjeuen Li, studiues në Institutin e Shëndetit Publik në Pitsburg, studiuesit përdorën një model matematikor të quajtur Susceptible-Exposed-Infected-Recovered (SEIR). Ata simuluan epidemitë e gripit dhe nivelet e imunitetit të popullsisë ndaj këtij virusi gjatë shumë sezoneve, duke përdorur të dhënat gjatë viteve 2009-2020.

Ata parashikuan se me aktivitetin e ulët të virusit gripal gjatë zezonit 2020-2021, shtrimet në spital me këtë virus do të rriteshin deri në 610.000 gjatë sezonit 2021-2022, pra 102.000 shtrime të tjera në spital që pritet të ndodhnin nëse sezoni 2020-2021 do të kishte nivele normale të aktiviteti të virusit të gripit.

Në skenarin më të keq, me një lloj gripi shumë të transmetueshëm dhe nivele të ulëta të vaksinimit të gripit, modeli parashikoi se do të kishte 409.000 më shumë shtrime në spital nga sa pritej (ose më shumë se 900.000 shtrime në spital në përgjithësi.)

Advertisement

Por studimi zbuloi se rritja e parashikuar e shtrimeve në spital për shkak të gripit, mund të shmanget nëse përqindja e amerikanëve të vaksinuar kundër gripit rritet do të rritet nga 50 në 75 për qind.

Studimi i dytë, i udhëhequr nga Meri Krauland, e cila studion modelimin matematikor në Institutin e Shëndetit Publik në Pitsburg, përdori një model të ndryshëm, të quajtur Kuadri për Rindërtimin e Dinamikës Epidemiologjike, për të simuluar rastet e gripit dhe shtrimet në spital gjatë 2 sezoneve të njëpasnjëshme të gripit, dhe zbuloi rezultate të ngjashme.

Të dhënat e studimit sugjeruan që sezoni i gripit 2021-2022, mund të sjellë një rritje prej 20 për qind në rastet me grip në krahasim me një sezon tipik. Fëmijët e vegjël (më të vegjël se 2 vjeç) do të jenë veçanërisht më të rrezikuar nga gripi në sezonin 2021-2022, pasi ata nuk kanë gjasa të kenë ndonjë ekspozim të mëparshëm ndaj sëmundjes, thanë autorët e studimit.

Por rritja e normave të vaksinimit kundër gripit me vetëm 10 për qind mund të zvogëlojë me 6 në 46 për qind shtrimet në spital në varësi të transmetueshmërisë së gripit këtë sezon, zbuloi studimi.

Advertisement

“Twindemics” (Pandemia e dyfishtë), pra rasti kur një sezon gripal i rëndë përkon me epideminë e Covid-19, që do të çonte spitalet drejt kolapsit, u shmang fatmirësisht vitin e kaluar. Por kjo nuk do të thotë se ky skenar nuk është më i mundur”- mendon Roberts.

”Modelet tona tregojnë, se ne duhet të jemi më të shqetësuar këtë vit mbi mundësinë e një rritje të rasteve me Covid-19, e cila mund të përkojë në të njëjtën kohë me një shpërthim masiv të virusit të gripit në zonat ku ka norma të ulëta të vaksinimit kundër të dyja sëmundjeve”-thekson ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy