Studimi: Pandemia “paralele”, rriten rastet e vdekjeve në vitet e fundit, por shkak nuk është COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Pandemia “paralele”, rriten rastet e vdekjeve në vitet e fundit, por shkak nuk është COVID

Një studim i ri në Greqi ka analizuar të dhënat në lidhje me shkakun e vdekshmërisë së lartë që prej fillimit të pandemisë, që nuk lidhet me COVID. Shumë vende në mbarë botën kanë vënë re një rritje të numrit të vdekje më shumë se mesatarja në vitet e fundit. Të dhënat konfirmohen nga Economist.

“Shfaqja e një fenomeni të tillë është i pritshëm duke qenë se po kalojnë një periudhë pandemie por ajo që i shqetëson ekspertët është vdekshmëria e lartë që nuk ka lidhje me COVID”, shpjegojnë studiuesit e Universitetit të Kretës.

Duke shqyrtuar situatën në të cilët ndodhet Greqia dhe nëse është prekur nga ky fenomen, studiuesit theksojnë se ky shtet në 10 muajt e parë të vitit 2021 numëroi 115,131 vdekje, një rritje prej 10,76% krahasuar me vitin 2020.

Kjo është edhe rritja më e madhe në këtë periudhë që prej vitit 2015, pasi sipas të dhënave në vitin 2015, ka pasur 100.074 vdekje, në vitin 2016, 96.051 vdekje, në vitin 2017, vitin 2016 96.051 vdekje, në vitin 2018, 98.153 vdekje dhe në vitin 2020, 103,946 vdekje.

Advertisement

“Nëse do të bëjmë një analizë të thellë të të dhënave do të vërejmë se vdekshmëria e lartë që ka ndodhur si në vitin 2021 ashtu edhe në vitin 2020 është kryesisht për shkak të COVID.

Në rastin e Greqisë ka pasur një rritje të numrit të vdekjeve në kohën para pandemisë. Në pamje të parë këto shifra duket se vijnë si pasojë e fenomenit të vdekshmërisë së tepërt për shkaqe që nuk lidhen me COVID. Ky fenomen merr përmasa akoma më të mëdha nga korriku i vitit 2021 e në vazhdim duke regjistruar 8776 vdekje më shumë se mesatarja e 5 viteve të mësipërme”, thuhet në studim.

Por cila është arsyeja e kësaj rritje të numrit të vdekje që po ndodh si në Greqi ashtu edhe në vendet e tjera të botës

Sipas Financial Times, ky fenomen lidhet kryesisht me plakjen e popullsisë dhe mungesën e diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve që janë shkaktar i vdekjes, për faktin se njerëzit janë të pushtuar nga frika e ekspozimit të mundshëm ndaj virusit, duke vonuar kështu vizitat në spital.

Advertisement

Këtë pikëpamje duket se ndan edhe Shoqata Mjekësore e Kanadasë në një raport të përgatitur nga Deloitte, duke shtuar si një arsye shtesë të rëndësishme për vdekshmërinë e tepërt shtyrjen e operacioneve të planifikuara./ abcnews.al

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy