Studimi: Të infektuarit me Delta më shumë gjasa për të përfunduar në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Të infektuarit me Delta më shumë gjasa për të përfunduar në spital

Njerëzit kanë më shumë gjasa të kenë nevojë për kujdes spitalor nëse janë të sëmurë me variantin Delta, sipas të dhënave të fundit nga Britania.

Ekspertët thonë se studimi i madh, i botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, përforcon pse është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht.

Vaksinimi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve serioze nga secili variant.

Delta është varianti dominues në të gjithë Europëm tashmë.

Advertisement

Studimi, i udhëhequr nga Shëndeti Publik në Angli (PHE) dhe Këshilli i Kërkimeve Mjekësore, pa rreth 43,338 raste me Covid-19 që ndodhën midis marsit dhe majit kur qarkullonte edhe varianti Alpha.

Pjesa më e madhe e këtyre infeksioneve ishin tek njerëzit që nuk ishin vaksinuar ende.

Shumica nuk kishin nevojë për kujdes spitalor, por një pjesë e vogël – 196 (2.3%) e njerëzve të infektuar me Delta dhe 764 (2.2%) e atyre me Alpha shkuan në spital.

Rreziku i pranimit në spital ishte dy herë më i lartë për individët e diagnostikuar me variantin Delta, në krahasim me ata me Alpha, pasi u përshtatën për dallime të tilla si mosha, gjinia dhe përkatësia etnike.

Advertisement

Ekspertët thonë se vaksinimi duhet ta ulë këtë rrezik. Të dyja dozat janë të nevojshme për mbrojtje maksimale.

Hulumtime të tjera tregojnë se ndërsa mbrojtja kundër infeksioneve simptomatike mund të zbehet disi me kalimin e kohës, të dy vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të mirë kundër shtrimeve në spital dhe vdekjeve të shkaktuara nga Delta.
Duhen disa javë nga marrja e dozës tuaj të dytë për të marrë mbrojtjen më të plotë kundër Covid.

Gavin Dabrera, nga PHE, tha: “Ne tashmë e dimë se vaksinimi ofron mbrojtje të shkëlqyeshme kundër Delta dhe pasi ky variant përbën mbi 99% të rasteve të Covid-19 në vendet e Baahkimit Europian është jetike që ata që nuk kanë marrë dy doza vaksinet’i marrin sa më shpejt të jetë e mundur./BBC/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy