minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Stuhia “Claudia” godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur - Struga.info


Stuhia “Claudia” godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhia “Claudia” godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e fenomeneve ekstreme të shkaktuara nga stuhia tropikale “Claudia” që goditi Portugalinë.

Presidenti portugez, Marselo Rebelo de Souza, në një njoftim të shkurtër shprehu “solidaritetin me familjet e viktimave pas kalimit të stuhisë tropikale “claudia”, e cila goditi Albufeiran mëngjesin e sotëm”.

Më herët, Mbrojtja Civile njoftoi në rrjetet sociale se erërat e fuqishme shkaktuan plagosjen e dy personave. Ndërkohë, në një restorant pranë plazhit në zonën e Albufeiras, “rrëzimi i pjesshëm i çatisë shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile.

Një çift të moshuarish u gjet i pajetë të enjten në banesën e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura gjatë natës.

Mbrojtja Civile e Portugalisë bëri të ditur se që nga e mërkura ka regjistruar mbi 3.300 incidente në të gjithë territorin, kryesisht përmbytje dhe rrëzime pemësh, si pasojë e stuhisë tropikale “Claudia”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy