Stuhia e dëborës godet Kaliforninë/ Mbyllen autostradat, 100 mijë shtëpi pa energji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhia e dëborës godet Kaliforninë/ Mbyllen autostradat, 100 mijë shtëpi pa energji

Stuhia e dëborës ka goditur Kaliforninë Jugore, ndërsa në Los Anxhelos, një qytet i cili dallohet për palmat e tij dhe diellin, është dhënë një paralajmërim stuhie që nuk ka ndodhur prej 3 dekadash.

 

Gjithashtu janë paralajmëruar notarët në plazhet me famë botërore, që të kenë kujdes nga rrymat e forta.

 

Advertisement

Meteorologët shprehen se një stuhi e tillë bore nuk është parë në Kaliforninë jugore për një kohë të gjatë.

 

Rrugët kryesore në zonë, duke përfshirë autostradën që lidh Meksikën, Kaliforninë dhe Kanadanë, janë mbyllur për shkak të akullit dhe borës, dhe autoritetet nuk kanë bërë parashikime se kur do të hapen sërish. Bora dhe erërat e forta kane rrëzuar gjithashtu disa linja elektrike, duke lënë në errësirë ​​më shumë se 100,000 shtëpi në Kaliforni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy