Stuhia kërcënon veriun e Evropës/ Moti i keq paralizon transportin, alarm në Britani 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhia kërcënon veriun e Evropës/ Moti i keq paralizon transportin, alarm në Britani 

Evropa perëndimore edhe gjatë kësaj të shtune gjendet nën kërcënimin e stuhisë së ashtuquajtur Eunisë, që ka shkaktuar të paktën 13 viktima.

 

 

Erërat e forta me shpejtësi deri në 200 kilometër në orë kanë lënë pas edhe dëme të mëdha materiale, si dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike. Ato parashikohet të vijojnë përgjatë vijës bregdetare të Gjermanisë.

Advertisement

 

 

Alarmi i kuq është aktivizuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francën veriore vendet e Beneluksit, si dhe Danimarkë. Autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen daljet sepse ka rrezik nga shkuljet e pemëve apo rrëzimin e objekteve.

 

Advertisement

 

Trafiku i trageteve është ndërpreë gjerësisht, po ashtu edhe fluturimet, transporti rrugor dhe ai hekurudhor. Vendi më i prekur është Britania e Madhe ku është vendosur në gatishmëri edhe ushtria.

 

 

Advertisement

Porti i Doverit të Manshit anglez është mbyllur, duke bllokuar urat që lidhin Anglinë me Uellsin dhe duke ndaluar shumicën e trenave brenda dhe jashtë Londrës. Më shumë se 100,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy