minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Sudan/ Sulmet nuk ndalen, por armëpushimi zgjatet - Struga.info


Sudan/ Sulmet nuk ndalen, por armëpushimi zgjatet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sudan/ Sulmet nuk ndalen, por armëpushimi zgjatet

Luftimet në Sudan nuk kanë ndaluar në asnjë moment plotësisht, por megjithatë palët kanë rënë dakord për një tjetër marrëveshje armëpushimi.

 

Fraksionet rivale të ushtrisë sudane kanë rënë dakord të rinovojnë një armëpushim tre-ditor, pak para se të përfundonte afati i marrëveshjes së parë, që pati po të njëjtën kohëzgjatje.

 

Advertisement

Zgjatja për 72 orë të tjera pason përpjekjet intensive diplomatike nga vendet fqinje, si dhe SHBA, Britani dhe OKB.

 

Këta shtete kanë bërë thirrje të vazhdueshme për paqe dhe armëpushim. Megjithatë, duket se situate e përshkallëzuar ka pak gjasa që të ul tensionet.

 

Advertisement

Ndonëse nën një marrëveshje armëpushimi, palët nuk i ndalën sulmet.

 

Raporte të vazhdueshme tregojnë për luftime të ashpra në kryeqytetin Khartoum.

 

Advertisement

Armëpushimi i mëparshëm lejoi mijëra njerëz të përpiqeshin të iknin drejt vendeve të sigurta, ndërsa dhjetëra vende janë përpjekur të evakuojnë qytetarët e tyre.

 

Pothuajse dy javë luftime midis ushtrisë dhe një grupi rival paraushtarak kanë lënë qindra të vdekur.

 

Advertisement

Sudani i Jugut ka ofruar të presë bisedimet e paqes dhe ushtria ka rënë dakord të dërgojë përfaqësues në bisedime.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni po punonte  për të zgjatur armëpushimin, duke shtuar se megjithëse i papërsosur ai kishte reduktuar dhunën.

 

Advertisement

Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre më vonë tha se situata mund të përkeqësohet në çdo moment.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy