Suedi/ 39-vjeçari vritet me plumb në kokë në sy të djalit të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Suedi/ 39-vjeçari vritet me plumb në kokë në sy të djalit të tij

Suedia është tronditur pasi një burrë u vra në sy të djalit të tij. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Stokholmit, me mediat që raportuan se ai pati një konfrontim me një bandë të rinjsh.

Kohët e fundit, Suedia është nën pushtetin e dhunës së bandave, e cila arriti nivele të paprecedenta në fund të vitit 2023.

Bandat rekrutojnë të rinj, të cilët nuk konsiderohen penalisht përgjegjës, për të kryer krime. Disa prej autorëve janë edhe të moshës 12-vjeçare.

Kryeministri Ulf Kristerson dhe liderja e opozitës Magdalena Andersson njoftuan se do të udhëtonin më vonë sot në Skarholmen, në periferinë jugore të kryeqytetit, ku u vra babai. Në këtë qark gjatë muajve të fundit janë raportuar disa incidente me armë zjarri.

Advertisement

“Sistemi kriminal me të cilin përballet vendi ynë ka pasoja të rënda për të gjithë shoqërinë tonë”, tha kryeministri në një mesazh në Instagram.

“Njerëzit kaq të dhunshëm nuk duhet të jenë në gjendje të frikësojnë qytetarët e ndershëm,” shtoi ai.

“Bandat, absolutisht të pamëshirshme, nuk do të ndalen derisa t’i ndalojmë ne.”

Advertisement

Babai 39-vjeçar, i quajtur Michael, sipas raportimeve të mediave, është qëlluar me plumb në kokë para djalit të tij pasditen e djeshme, teksa po shkonin me biçikleta drejt pishinës. Sipas policisë ai dha frymën e fundit sot. Mediat, duke përfshirë rrjetin televiziv TV4 dhe gazetat Aftonbladet dhe Expressen, raportuan se ai u vra, sepse u përball me një bandë kriminale.

Policia, e cila nuk ka bërë asnjë arrestim, nuk e ka konfirmuar raportin.

“Ai e urrente padrejtësinë. Kjo i kushtoi atij jetën”, tha motra e tij për Expressen në kushte anonimiteti./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy