Suedia nuk ndryshon strategji: Nuk ka mbyllje, pandemia s’mund të kontrollohet përmes vaksinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Suedia nuk ndryshon strategji: Nuk ka mbyllje, pandemia s’mund të kontrollohet përmes vaksinës

Suedia vijon të zbatojë strategjinë e saj të fokusuar tek rekomandimet më tepër sesa detyrimet ndërsa pritshmëritë për stinën e dimrit duken shpresëdhënëse.

Shefi epidemiologjik, Anders Tegnell vlerëson se nuk mund të flitet më për mbyllje pasi pandemia tashmë mund të kontrollohet përmes vaksinës.

 

ANDERS TEGNELL

Advertisement

EPIDEMIOLOGU SHTETEROR, SUEDI

“Nuk ka arsye për mbyllje totale, mendoj se kemi arritur në një fazë kur duhet të bëjmë një analizë të thellë mbi sjelljen e virusit, ku përhapet më shumë, në cilat ambiente apo zona dhe aty të veprohet. Kjo është një pandemi komplekse, masat japin efekte të ndryshme në kohë dhe vende të ndryshme. Duhet të kuptojmë se jemi në gjendje ta kontrollojmë por jo ta zerojmë sëmundjen.”

 

Duke iu referuar faktit që edhe të vaksinuarit mund të infektohen, Tegnell shprehet se kërcënimi nga virusi është ende aktiv, por imunizimi në shkallë të gjerë do ta shmangë kolapsin në sistemet spitalore.

Advertisement

 

“Duke u vaksinuar ngadalëson përhapjen e virusit edhe nëse nuk e ndalon atë. Vaksina nuk është aq efektive sa jemi mësuar por jep një mbrojtje të mirë që zgjat përkohësisht. Kjo është shumë pozitive sidomos  për kategoritë më të rrezikuara. Stina që vjen do të jetë koha kur ne do të mund të vlerësojme ecurinë afatgjatë të koronavirusit.”

 

Në Suedi shkollat kanë qëndruar të hapura në ccdo fazë të pandemisë ndërsa muaji tetor e ka gjetur vendin thuajse krejtësisht të hapur.

Advertisement

 

Epidemiologu shtetëror, Anders Tegnell vëren se zbatimi i kësaj strategjie në thelb ka kulturën e përgjegjegjësisë dhe vullnetarizmit që është edhe pjesë e kulturës suedeze.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy