
Suedia bëhet vendi i tretë nordik që heq të gjitha kufizimet për parandalimin e përhapjes së COVID.
Në njoftim thuhet se masat kufizuese janë lehtësuar që nga fillimi i qershorit, ndërsa nga sot ato hiqen të gjitha.
Advertisement
Nga sot, në Suedi nis injektimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID.
Autoritetet shëndetësore theksuan se mbajtja e maskës dhe testi i PCR do të vazhdojnë të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë, sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë.
Advertisement