Sulm me thikë në një çerdhe në Kinë, 40 të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm me thikë në një çerdhe në Kinë, 40 të plagosur

Sulm me thikë në një çerdhe në Kinë, 40 të plagosur

Një sulm me thikë ka ndodhur në një çerdhe në jug të Kinës. Sipas mediave të huaja, së paku 39 persona janë plagosur nga sulmi i rëndë.

Siç raporton AP, sulmi ka ndodhur brenda një çerdheje, ndërsa Deutsche Ëelle shkruan se sulmi ka ndodhur brenda një shkolle fillore në jug të Kinës.

Mediat kineze kanë arritur të identifikojnë agresorin, që kishte punuar si roje në shkollë dhe që quhet Lee.

Advertisement

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa i dyshuari është dërguar në paraburgim derisa të përfundojnë hetimet.

Televizioni kinez CCTV raporton se në sulm janë lënduar 40 persona, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë, përfshirë drejtorin e shkollës, një nxënës dhe mësuesin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy