Sulm me thikë në një kishë në Kaliforni, të paktën dy viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm me thikë në një kishë në Kaliforni, të paktën dy viktima

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në një kishë në San Jose të Kalifornisë, ka thënë policia lokale.

Departamenti i Policisë në San Jose ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit në orët e vona të 22 nëntorit në një kishë.

Ata kanë thënë se disa persona janë plagosur, disave u është kërcënuar jeta, derisa më vonë kanë njoftuar për dy viktima.

Policia ka thënë se në kohën e sulmit nuk ka qenë duke u kryer asnjë shërbim në kishë, mirëpo personat e pastrehë kanë qenë aty për t’i ikur motit të ftohtë./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy