Sulme me dronë në Rusi, në shënjestër ishin objekte energjitike, rafineri dhe infrastruktura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulme me dronë në Rusi, në shënjestër ishin objekte energjitike, rafineri dhe infrastruktura

Zyrtarët rusë thanë se Ukraina ka kryer sulme me dronë në orët e para të 1 shtatorit, duke shënjestruar 14 rajone, përfshirë edhe rafineri dhe infrastrukturë të energjisë pranë Moskës.

Ministria ruse e Mbrojtjes, nënvizoi se pjesa më e madhe e dronëve u shkatërrua nga sistemi i mbrojtjes ajrore.

Të tjerë u rrëzuan mbi rajonet në afërsi të kufirit duke shkaktuar zjarre në rafineri dhe dëme të tjera.

Një sulm shënjestroi termocentralin Konakovo në rajoninTver, një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në Rusinë qendrore, thanë zyrtarët vendas.

Advertisement

Për shkak të aktivitetit ushtarak, Rusia mbylli për disa orë disa aeroporte të cilët u rikthyen në normalitet më vonë këtë të dielë.

Ukraina nuk i ka komentuar zhvillimet e fundit.

Lufta që po vijon në vitin e tretë është në një pikë kritike, me Rusinë që po shtyn ofensivën në Ukrainën lindore ndërsa përpiqet të dëbojë forcat ukrainase që depërtuan kufirin e saj perëndimor në një inkursion të befasishëm më 6 gusht.

Rusia javën e kaluar goditi Ukrainën me sulmet e saj më të rënda ajrore të luftës, duke qëlluar objektet energjetike në mbarë vendin./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy