Sulmet e Hamasit/ Netanyahu njofton për formimin e “Qeverisë së luftës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet e Hamasit/ Netanyahu njofton për formimin e “Qeverisë së luftës”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi më 11 tetor për formimin e një “qeverie emergjente” me liderin e partisë opozitare, Benny Gantz. Ekzekutivi do të udhëheqë me shtetin gjatë periudhës së luftës me militantët palestinezë të Hamasit.

 

“Pas takimit të mbajtur sot, të dy janë pajtuar për formimin e një Qeverie emergjente dhe të një kabineti të luftës”, u tha në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Netanyahu dhe Gantz, i cili në të kaluarën ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe shef i ushtrisë.

 

Advertisement

“Qeveria e luftës” përbëhet nga Netanyahu, Gantz dhe nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

 

Sipas njoftimit, Gadi Eisenkot, ish-shefi i ushtrisë nga partia e Gantzit, dhe ministri për Çështje Strategjike, Ron Dermer, do të shërbejnë si vëzhgues në këtë ekzekutiv.

 

Advertisement

Lideri opozitar, Yair Lapid, nuk i është bashkuar ish-aleatit të tij Gantz, por në njoftim u tha se një vend në Qeverinë e luftës do të jetë “i rezervuar” për të.

 

Po ashtu, pjesë e Qeverisë do të mbeten aleatët e Netanyahut nga ekstremi i djathtë dhe hebrenjtë ultra-ortodoksë.

 

Advertisement

Kryeministri Netanyahu është pajtuar që të ndalë reformën në gjyqësor, që ka shkaktuar ndarje të thella në shtet dhe kundër së cilës janë organizuar protestat më të mëdha në historinë e Izraelit.

 

“Gjatë luftës, asnjë projektligj apo mocion i sponsorizuar nga Qeveria që nuk lidhet me luftën, nuk do të procedohet”, u tha në njoftim.

 

Advertisement

Grupi militant Hamas Hamasi nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke e sulmuar nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të ashpra dhe po vazhdon që ta bombardojë Gazën, territor ku jetojnë rreth 2 milionë banorë.

 

Që nga shpërthimi i dhunës, Izraeli ka thënë se mbi 1.200 persona janë vrarë, ndërkaq në Gaza është raportuar për mbi 1.000 të vrarë dhe mijëra të plagosur./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy