Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza, Trump: Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, armëpushimi nuk është në rrezik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të paktën 33 palestinezë u vranë pas sulmeve izraelite në Gaza të martën në mbrëmje, tha agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

BBC raporton se Izraeli kreu sulme pas pretendimeve për shkelje të marëveshjes së pushimit nga Hamasi.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin se kishte sulmuar  Gazën jugore, sulm që vrau një ushtar izraelit të martën, si dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Advertisement

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pohoi se “asgjë” nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të “kundërsulmojë” kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër.

Sulmet izraelite goditën shtëpi, shkolla dhe blloqe banimi në Qytetin e Gazës dhe Beit Lahia në veri të Gazës, Bureij dhe Nuseirat në qendër, dhe Khan Younis në jug, sipas dëshmitarëve dhe ndihmësve të parë.

Një deklaratë e shkurtër e lëshuar nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të martën në mbrëmje tha se ai kishte urdhëruar ushtrinë të kryente “sulme të fuqishme” në Gaza, por nuk specifikoi arsyet e tij.

Megjithatë, ministri i tij i mbrojtjes tha se Hamasi kishte kaluar “një vijë të kuqe” duke nisur një sulm ndaj ushtarëve izraelitë në Gaza të martën.

Advertisement

“Hamasi do të paguajë shumëfish për sulmin ndaj ushtarëve dhe për shkeljen e marrëveshjes për kthimin e pengjeve të rënë”, paralajmëroi Katz./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy