Sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky: Vëmendja jonë është e përqendruar në Kharkiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky: Vëmendja jonë është e përqendruar në Kharkiv

Forcat e armatosura të Ukrainës po maksimizojnë përpjekjet e tyre për të penguar planet ruse kundër Kharkiv, siguroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të transmetuar të hënën vonë.

“Në bashkëpunim me partnerët tanë, ne po përpiqemi të forcojmë mbrojtjen tonë ajrore”, tha ai.

“Vëmendja jonë tani është e përqendruar në Kharkiv: në situatën energjetike, në mbështetjen e banorëve dhe bizneseve në qytet dhe në rajonin më të gjerë”, vazhdoi presidenti ukrainas.

Më herët, presidenti Zelensky pati një takim me zyrtarë ushtarakë në Kiev, gjatë të cilit dominuan masat për mbrojtjen e Kharkiv-it, i cili është goditur pandërprerë së fundmi nga forcat ruse.

Advertisement

Zyrtarët ukrainas besojnë se Kharkiv ka të ngjarë të jetë objektivi tjetër i madh për trupat ruse.

Javën e kaluar, sulmet ruse shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike në Ukrainën verilindore. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy