Sulmi i përgjakshëm në Moskë, sot ditë zie kombëtare në Rusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi i përgjakshëm në Moskë, sot ditë zie kombëtare në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti sulmin në sallën e koncerteve në Moskë, ku humbën jetën 143 persona, një akt terrorist barbar. Ai gjithashtu shpalli një ditë zie mbarëkombëtare në vend më 24 mars. Duke iu drejtuar kombit përmes një fjalimi televiziv, Putin dënoi sulmin.

“Po ju flas sot në lidhje me aktin e përgjakshëm, barbar terrorist, viktima të të cilit ishin dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe paqësorë. … Unë e shpall 24 Marsin ditë zie kombëtare”, tha ai.

Putin tha gjithashtu se katër personat e armatosur që vranë më shumë se 130 njerëz në një sallë koncertesh në Moskë ishin arrestuar dhe premtoi pasoja të rënda për të gjithë ata që ishin përfshirë në orkestrimin e sulmit.

Më parë, grupi militant islamik Shteti Islamik mori përgjegjësinë e plotë për sulmin e së premtes, por kishte indikacione se Rusia po ndiqte një lidhje me Ukrainën, pavarësisht mohimeve të prera nga zyrtarët ukrainas se Kievi kishte ndonjë lidhje me të. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy