Sulmi kamikaz i tyre vrau 170 vetë/ ISIS-K: Talebanët do të na ndihmojnë të përhapemi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi kamikaz i tyre vrau 170 vetë/ ISIS-K: Talebanët do të na ndihmojnë të përhapemi

Gjigandi mediatik “CNN” publikoi një intervistë të kryer pak ditë para sulmit me një udhëheqës të ISIS-K, i cili pretendon se kishte nën komandën e tij deri në 600 burra.

 

 “Largimi i trupave amerikanë dhe ardhja në pushtet e talebanëve do të na ndihmojë më shumë të përhapemi. Ekziston në planet tona një operacion rekrutimi që do të fillojë sapo situata të qetësohet.”

 

Advertisement

Talebanët njoftuan se do të shpallin një qeveri të re për Afganistanin javën e ardhshme, ndërsa presin që përkeqësimi i situatës ekonomike dhe rënia e madhe e monedhës, do të stabilizohen së shpejti.

 

Disa ditë më parë një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivin e tij në afërsi të aeroportit duke vrarë rreth 170 persona, mes tyre 13 ushtare amerikanë, ndërsa Shteti Islamik Khorsan, mori përgjegjësinë për sulmin. Në kundërpërgjigje, SHBA-ja kreu sulm me dron duke pretenduar se vrau dy anëtarë të lartë të grupit ekstremist.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy