Sulmi me armë në Greqi, gjendet i vdekur autori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi me armë në Greqi, gjendet i vdekur autori

Rasti i sulmit të armatosur në zyrat e një kompanie detare në Glyfada pati një fund tragjik pasi egjiptiani që hapi zjarr më herët u gjet i vdekur.

Egjiptiani që hapi zjarr në një kompani greke transporti është gjetur i vdekur.

Sipas informacioneve të para, egjiptiani që u gjet në bodrumin e pallatit, i ka dhënë fund jetës së tij me armën e gjetur pranë.

Egjiptiani i vdekur ishte një ish-punëtor i cili ishte pushuar nga puna. Sipas të njëjtave informacione, burri ishte përgjegjës në kompani për vite me radhë.

Advertisement

Autori ka hyrë në ambientet e kompanisë nga parkingu, pasi pavarësisht se ishte pushuar nga puna, sërish kishte të drejtë të hynte në vend. Me të hyrë brenda, ai tha se do të hynte për të pastruar.

Ai fillimisht është ngjitur në katin e ndërmjetëm ku ka qëlluar dy persona dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person tjetër.

Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i vrarë dhe dy janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy