Sulmi ndaj kryeministrit sllovak, Putin: Krim mostruoz, nuk ka asnjë justifikim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi ndaj kryeministrit sllovak, Putin: Krim mostruoz, nuk ka asnjë justifikim

Krim mostruoz e cilësoi presidenti i Rusisë Valdimir Putin sulmin me armë ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico mesditën e kësaj të mërkure.

Putin, në një telegram dërguar presidentes sllovake Zuzana Kaputova shtoi se Fico është një njeri i guximshëm dhe me mendime të fuqishme.

Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim monstruoz. Unë e njoh Robert Fico-n si një njeri të guximshëm dhe me mendim të fuqishëm. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë”, tha Putin në një telegram drejtuar presidentes sllovake Zuzana Kaputova.

Putin gjithashtu i uroi Ficos një shërim të shpejtë dhe të plotë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy