
Bombardimi i spitalit në Mariupol ka sjell edhe reagimin e qeverisë ruse, e cila pretendon se kanë pasur informacione se brenda spitalit ka pasur ushtarë ukrainas dhe jo fëmijë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka akuzoi Ukrainën për vendosjen e pozicioneve luftarake në spital.
“Në Mariupol, batalionet ukrainase, pasi dëbuan stafin dhe pacientët nga materniteti, vendosën ushtarëT”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Në luftë me kohën janë ekipet e shpëtimit që po punojnë prej ditës së djeshme për të nxjerr sa më shumë njerëz të gjallë nga rrënojat e spitalit të Mariupolit që u bombardua pa mëshirë nga forcat ruse.
Advertisement