Sulmi rus me raketa në qëndrën tregtare/ Viktimat shkojnë në 18

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi rus me raketa në qëndrën tregtare/ Viktimat shkojnë në 18

Numri i viktimave të sulmit me raketa në qendrën tregtare Kremenchuk në Ukrainë ka shkuar në 18.

Lajmi konfirmohet nga BBC.

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, rreth një mijë civilë ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e sulmit me raketa nga forcat ruse.

 

Lideret e G7 nga ana e tyre dënuan sulmin e rende duke e quajtur ate te urryer dhe duke e konsideruar nje krim lufte.

“Ne dënojmë solemnisht sulmin e neveritshëm në një qendër tregtare në Kremenchuk. Ne jemi të bashkuar me Ukrainën në zi për viktimat e pafajshme të këtij sulmi brutal. Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte. Presidenti rus Putin dhe ata që janë përgjegjës do te duhet te japin llogari për të”, thuhet ne deklarate.

Ndersa Presidenti Biden e konsideroi sulm mizor rus.

 

“Sulmi i Rusisë ndaj civilëve në qendrën tregtare” në Ukrainë “është mizor. Ne qëndrojmë përkrah popullit ukrainas. Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët dhe aleatët “do të vazhdojnë ta quajne Rusinë përgjegjëse për këto mizori”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy