minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sulmohet me thikë në qafë në New York shkrimtari Salman Rushdie, i kërkuar për “vdekje” nga regjimi iranian - Struga.info


Sulmohet me thikë në qafë në New York shkrimtari Salman Rushdie, i kërkuar për “vdekje” nga regjimi iranian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmohet me thikë në qafë në New York shkrimtari Salman Rushdie, i kërkuar për “vdekje” nga regjimi iranian

Shkrimtari Salman Rushdie u sulmua të premten teksa ishte gati të fliste në institutin “Chautauqua”, në Nju Jork.

Sipas Associated Press një burrë hipi në skenë dhe sulmoi shkrimtarin 75-vjeçar pas prezantimit, ndërsa ky i fundit u rrëzua. Sulmuesi më pas u ndalua.

Policia e shtetit të Nju Jorkut tha se shkrimtari Salman Rushdie ka një plagë në qafë, e cila është shkaktuar nga sulmi me thikë. Po sipas deklaratës së policisë së Nju Jorkut shkrimtari 75-vjeçar u transportua me helikopter në një spital, ndërsa sulmuesi ndodhet në paraburgim. Gjendja shëndetësore e shkrimtarit ende nuk dihet.

Libri i shkrimtarit Salman Rushdie “Vargjet Satanike” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë muslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi.

Advertisement

Një vit më vonë, në vitin 1989 ish udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një dekret fetar, ku bëhej thirrje për vdekjen e shkrimtarit te njohur.

Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Khomeinit, por ndjenjat anti-Rushdie kanë mbetur. Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e rriti shpërblimin për vrasjen e shkrimtarit Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

Në atë kohë zoti Rushdie e hodhi poshtë atë kërcënim, duke thënë se nuk kishte “asnjë prove” se njerëzit ishin të interesuar për shpërblimin.

Rushdie u bë i njohur me romanin e tij të vitit 1981, fitues i çmimit Booker, “Midnight’s Children”, por libri “Vargjet Satanike” i dha atij njohje në mbarë botën.

Advertisement

Institucioni Chautauqua, rreth 55 milje në jugperëndim të Buffalo-s, është i njohur për serinë e tij të leksioneve gjatë verës. Edhe më herët shkrimtari Rushdie ka folur në këtë institut./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy