Sulmoi se*ksualisht disa gra në Britani, arrestohet 34 vjeçari shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmoi se*ksualisht disa gra në Britani, arrestohet 34 vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar në Britani, pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht disa gra.

34 vjeçari ka deklaruar se ka kryer 12 vite burgim në Shqipëri pasi kishte qenë i përfshirë në një sherr mes bandave dhe ka arritur në Britani në korrik të këtij viti ndërsa kishte bërë një kërkesë për azil. Momentalisht ai nuk kishte një banesë dhe jetojnte në rrugët e vendit.

34-vjeçari trokiste në shtëpinë e personave në Teesside me pretekstin se kishte nevojë të karikonte celularin e tij. Siç shkruajnë mediet e huaja, ai ka hyrë me dhunë në banesën e një gruaje, deri sa bashkëshorti i saj ka hyrë në shtëpi.

 “Ai i hodhi dorën në qafë filloi ta puthte dhe ta prekte në zona intime. Ajo tentoi ta shtynte dhe ta largonte ndërsa ai e tërhoqi me dhunë drejt vetes”, raportojnë gazetarët e medieve të huaja.

Advertisement

Raste të tjera kanë ndodhur po në Teesside teksa ka trokitur në një tjetër banesë dhe i ka kërkuar një tjetër gruaje të futet brenda për të karikuar telefonin e tij.

Avokatja mbrojtëse, Kelleigh Lodge, ka thënë se i pandehuri vuan nga çregullime të stresit post-traumatik. I riu pranuar fjaësinë e tij duke pohuar se i ka prekur por nuk ka kryer marrëdhënie me to.

“Po i kam prekur në zona intime por vetëm kaq. Ju lutem më ndihmoni, vuaj nga ankthi”, ka thënë ai.

Shqiptari është dënuar me 30 ditë nga autoritetet angleze ndërsa akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me shqiptarin pasi të kryejë dënimin e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy