Takimi me Putin/ Presidenti i Sirisë: Rusia po lufton me nazistët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi me Putin/ Presidenti i Sirisë: Rusia po lufton me nazistët

Presidenti rus Vladimir Putin priti homologun e tij sirian Bashar al-Assad këtë të mërkurën në Moskë, në një kohë kur Kremlini po përpiqet të pajtojë Damaskun me Turqinë.

 

Në fillim të takimit, të transmetuar në televizionin rus, Putin vlerësoi zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve midis Moskës e Damaskut dhe theksoi se Rusia vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Sirinë pas tërmetit të 6 shkurtit.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, sipas mediave ndërkombëtare, Assad tha gjatë deklaratave të përbashkëta se Rusia po lufton forcat naziste në Ukrainë.

 

Vizita e fundit publike e presidentit sirian në Moskë daton në shtator të vitit 2021, kur ai u takua edhe me Putinin.

 

Advertisement

Mediat vendase raportuan se në fokus të këtij takimi do të ishte normalizimi i raporteve midis Damaskut dhe Ankarasë, në të cilin Rusia po luan një rol ndërmjetësues.

 

Marrëdhëniet u prishën në fillim të luftës në Siri në vitin 2011, kur Turqia mori anën e grupeve rebele kundër regjimit të Asadit.

 

Advertisement

Rusia, një aleate e ngushtë e Damaskut, në vend të kësaj i dha mbështetje thelbësore ushtarake qeverisë siriane në luftime.

 

Asad e gjeti veten të izoluar diplomatikisht nga represioni, që nga viti 2011, i një kryengritjeje popullore që degjeneroi në një luftë civile.

 

Advertisement

Megjithatë, pas tërmetit të 6 shkurtit, disa vende arabe intensifikuan kontaktet dhe dërguan ndihma humanitare në Siri, të cilat mund të përfitonin nga situata e shkaktuar nga tragjedia për të dalë nga izolimi i saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy