Talebanët: Do i respektojmë gratë sipas ligjit islamik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët: Do i respektojmë gratë sipas ligjit islamik

Talebanët organizuan këtë të martë konferencën e parë për shtyp që prej momentit që morën kontrollin e pushtetit në Afganistan. Zëdhënësi Zabihullah Mujahid tha se po punohet për krijimin e një qeverie, e cila do të bëhet publike në momentin që do të bëhet realitet.

“Pasi të vendoset qeveria do të vendosim se cilat ligje do të përfaqësojnë kombin. Më duhet të them vetëm një gjë, po punojmë seriozisht për krijimin e qeverisë dhe do të shpallet pasi të kompletohet. Të gjithë kufijtë i kemi nën kontroll”, deklaroi ai.

Zëdhënësi deklaroi se gratë do të jenë aktive në shoqërinë e tyre të re dhe se ato do të lejohet të punojnë brenda kornizave që ia lejon ligji islamik. Megjithatë, ai nuk e sqaroi se çfarë do të thotë në praktikë kjo gjë.

“Dua të siguroj komunitetin ndërkombëtar se nuk do të lëndojmë askënd. Nuk duam të kemi probleme të  tilla me komunitetin ndërkombëtar. Kemi të drejtën që të veprojmë sipas parimeve tona fetare. Vendet e tjera kanë qasje tjetër, rregulla dhe ligje të ndryshme. 

Advertisement

Afganët kanë të drejtën të kenë ligjet dhe rregullimet e veta në raport me vlerat që kanë. Ne do të respektojmë të drejtat e femrave brenda sistemit të ligjit islamik. Ato do të punojnë krah për krah me ne. 

Duam të sigurojmë komunitetin ndërkombëtar se nuk do të ketë diskriminime. Do të lejojmë femrat që të punojnë dhe të studiojnë brenda kornizave të ligjeve. Ato do të jenë shumë aktive në shoqëri brenda kornizave tona”, u shpreh ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy