Talebanët marrin kontrollin e plotë të Afganistanit, ngrenë flamurin në Panjshir

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët marrin kontrollin e plotë të Afganistanit, ngrenë flamurin në Panjshir

Talebanët tashmë kanë marrë kontrollin në të gjithë territorin e Afganistanit, duke ngritur dhe flamurin e tyre në rajonin e Panjshirit, i cili konsiderohej si bastioni i fundit i rezistencës ndaj tyre.

Talebanët kanë publikuar një foto ku disa ushtarë të tyre kanë pozuar para një godine, e cila mban edhe imazhin e Ahmad Shah Massoud, ish-liderit të famshëm të rezistencës kundër sovjetikëvë fillimisht dhe më pas kundër Al Qaeda-s.

Përmes kësaj fotoje ata kanë dhënë mesazhin se kanë sunduar edhe luginën  e famshme për kryengritjet e saj, e cila nuk i është nënshtruar as pushtimit sovjetik katër dekada më parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy