Talebanët marrin një tjetër vendim për gratë në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët marrin një tjetër vendim për gratë në Afganistan

Udhëheqësit talibanë kanë marrë vendim që kanalet televizive të mos transmetojnë drama me aktore gra dhe kanë thënë se gazetaret duhet të vendosin hixhabin.

Udhëzimet e reja, të bëra publike më 21 nëntor nga Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, përbëjnë kufizimet e fundit nën talibanët.

Ministria po ashtu ka marrë vendim që të ndalojë transmetimin e filmave, komedive apo programeve argëtuese që “fyejnë” individët apo janë kundër kulturës afgane dhe mënyrës si interpretojnë talibanët Ligjin islamik.

Secili film apo program që transmeton Profetin Muhamed, apo figura tjera të nderuara, nuk do të mund të transmetohet, ashtu sikurse prezantimi i burrave që nuk janë të veshur sipas standardeve të grupit. “Këto nuk janë kufizime ndaj lirisë së shprehjes, janë parime të thjeshta”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Akef Mohajer, zëdhënës i Ministrisë.

Advertisement

Pas rrëzimit të Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Kabul, në mes të muajit gusht, talibanët kanë thënë se do të kenë qasje më ndryshe, në krahasim me regjimin brutal të periudhës 1996-2001.

Atëherë vajzave nuk është mundësuar shkollimi, puna, sportet dhe aktivitete tjera. Prej rikthimit në pushtet, talibanët kanë prezantuar rregulla rreth asaj se çfarë të veshin gratë në universitet, ua kanë ndaluar vajzave shkollimin e mesëm dhe kanë vënë ndalesa për gratë që punojnë në sektorin civil.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy