
Talebanët kanë konfirmuar se gratë nuk do të lejohen të luajnë kriket apo ndonjë sport tjetër.
Në një intervistë ekskluzive për SBS News, nënkryetari i komisionit kulturor të talebanëve, Ahmadullah Wasiq, tha se sporti nuk shihet si diçka që është e rëndësishme për gratë.
Advertisement
“Unë nuk mendoj se gratë do të lejohen të luajnë kriket sepse nuk është e nevojshme,” tha Wasiq. Sipas tij, ky lloj sporti mund të zbulojë fytyrën dhe trupin e grave prandaj “Islami nuk lejon që gratë të shihen në atë mënyrë”.
“Tani jemi në epokën e mediave dhe mund të publikohen fotografi dhe video të grave të cilat pastaj njerëzit mund t’i shikojnë”, shtoi ai.
Advertisement