
Talebanët kanë njoftuar krijimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan, pas disa ditësh diskutime pa sukses për formimin e qeverisë së re.
Qeveria e përkohshme do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm.
Talebanët kanë njoftuar ministrat e ri do të punojnë në cilësinë e kujdestarit deri sa të formohet një qeveri e mirëqene.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid ka njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan. Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re.
“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.
Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar i saj dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i brendshëm.
Talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.
Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.
Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Haqqani.