minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Talebanët shpallin ministrat në detyrë të qeverisë së re, në krye të vendit themelues të lëvizjes dhe të kërkuar nga FBI - Struga.info


Talebanët shpallin ministrat në detyrë të qeverisë së re, në krye të vendit themelues të lëvizjes dhe të kërkuar nga FBI

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët shpallin ministrat në detyrë të qeverisë së re, në krye të vendit themelues të lëvizjes dhe të kërkuar nga FBI

Talebanët kanë njoftuar krijimin e një qeverie  të përkohshme në Afganistan, pas disa ditësh diskutime pa sukses për formimin e qeverisë së re.

Qeveria e përkohshme do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm.

Talebanët kanë njoftuar ministrat e ri do të punojnë në cilësinë e kujdestarit deri sa të formohet një qeveri e mirëqene.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid ka njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan. Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re.

Advertisement

“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar i saj  dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i brendshëm.

Talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.

Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.

Advertisement

Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Haqqani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy