minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Talibanët arrestojnë dy gazetarë në Afganistan - Struga.info


Talibanët arrestojnë dy gazetarë në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talibanët arrestojnë dy gazetarë në Afganistan

Autoritetet e talibanëve i kanë arrestuar dy gazetarë në jug të Afganistanit, ku është ndaluar që të transmetohet zëri i grave nëpër radio.

 

Një burim, që ka kërkuar të jetë anonim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se forcat talibane i kanë arrestuar gazetarët Attaullah Omar dhe Waheedur Rahman Afghanmal në provincën jugore Kandahar, më 13 gusht.

 

Advertisement

Omar është korrespodent i Kandaharit për mediumin Tolo, ndërsa Afghanmal raporton për të përditshmen Etilat-e Roz.

 

Arrestimi i tyre vjen pas arrestimit të pesë gazetarëve tjerë në pjesë të ndryshme të Afganistanit, vetëm brenda një muaji.

 

Advertisement

Ndërkohë, Ministria e talibanëve për Informacion dhe Kulturë në provincat jugore të Helmandit, i ka urdhëruar radio-stacionet që të mos i transmetojnë zëra e grave, as nëpër reklama.

 

“Të gjitha radio stacionet në Helmand janë paralajmëruar që nëse transmetojnë zëra të grave, do të mbyllen dhe pronarët e tyre do të ndëshkohen”, ka thënë menaxheri i një stacioni.

 

Advertisement

Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve u ka bërë thirrje talibanëve që të ndalin fushatën e tyre për shtypje ndaj shtypit.

 

“Shtypja ndaj mediave është duke e izoluar Afganistanin nga pjesa tjetër e botës në një kohë kur shteti është duke u përballur me emergjencat më të mëdha humanitare”, ka thënë mes tjerash Komiteti.

 

Advertisement

Pavarësisht premtimeve për shtyp të lirë, pas kthimit të talibanëve në pushtet dy vjet më parë, ata i kanë mbyllur radiot, televizionet dhe gazetat e pavarura.

 

Qindra gazetarë kanë ikur nga shteti./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy