Talibanët shpërndajnë me dhunë protestën e grave në Kabul

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talibanët shpërndajnë me dhunë protestën e grave në Kabul

Një protestë paqësore e dhjetëra grave, të cilat marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit afgan të Kabulit me thirrjet “duam bukë, punë dhe liri” u sulmua dhe u shpërnda sërish sot dhunshëm nga forcat talibane.

 

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin forcat talibane duke qëlluar me armë në ajër dhe duke sulmuar fizikisht gratë për shpërndarjen e protestës së tyre në qendër të qytetit.

 

Advertisement

Një video tjetër shfaqte një grup të vogël grash të grumbulluara me forcë nga talibanët në një hapësirë të mbyllyr.

 

“Ndodhemi brenda një farmacie. Na kanë burgosur këtu”, u shpreh një nga aktivistet në video.

 

Advertisement

Protestueset gjithashtu hodhën thirrje kundër diskriminimit të grave në Afganistan.

 

Ndërsa afron një-vjetori i rivendosjes së regjimit të talivanëve, gratë kanë dalë sërish në rrugë për të denoncuar kufizimet e diktuara nga talibanët, që ndalojnë arsimimin, punësimin dhe lëvizjen e lirë të grave dhe vajzave.

 

Advertisement

Që prej rithimit në pushtet në gusht të vitit të kaluar, talebanët kanë ndaluar me ligj të drejtat themelore të grave, ndërkohë që kanë shtypur protestat e tyre.

 

Asnjë vend nuk e ka njohur de fakto qeverinë e talibanëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy