“Të ndryshojë qasja ndaj Kosovës”/ Politikanë nga Europa e SHBA: Të rritet presioni ndaj Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të ndryshojë qasja ndaj Kosovës”/ Politikanë nga Europa e SHBA: Të rritet presioni ndaj Serbisë

Me dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara  kërkojnë nga Brukseli dhe Uashingtoni të ndryshohet qasja në raport me Kosovën e Serbinë. Kërkesa është bërë përmes një letre  drejtuar  sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly dhe  është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë.

 

Në letrën e cila u bë pubike nga deputetja britanike, Alicia Kearns, thuhet se pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës duhet balancë dhe proporcionalitet në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë.

 

Advertisement

 “Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve”.

 

Ne leter theksohet se prendimi nuk duhet te miratoje politika qe anojne nga Beogradi.

 

Advertisement

“Qasja aktuale nuk po funksionon, ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara dhe të sigurohemi që ne nuk do të miratojmë politika për Ballkanin që anojnë nga Beogradi. Ne po ashtu u kërkojmë që të shqyrtoni mundësinë e miratimit të një politike të diplomacisë parandaluese për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmeë të situatës së sigurisë dhe asaj politike në veri të Kosovës, me balancë dhe proporcionalitet në çdo deklaratë dhe çdo ndëshkim apo sanksion që ndërmerret, dhe që ata të cilët respektojnë sundimin e ligjit dhe demokracinë të mos ndëshkohen”.

 

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave kryesore të faktorit ndërkombëtar për uljen e tensioneve në veri, BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy