Të pathënat e familjes Trump/ Bllokohet libri i mbesës së Presidentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të pathënat e familjes Trump/ Bllokohet libri i mbesës së Presidentit

Një Gjykatës në Nju Jork ka bllokuar përkohësisht botimin e disa rrëfimeve të mbesës së Donald Trump, në lidhje me të pathënat e familjes presidenciale.

Libri i Mary Trump i titulluar: “Too Much and Never Enough: How My Family Created the World’s Most Dangerous Man” (Shumë më tepër dhe asnjëherë mjaftueshëm, si familja ime krijoi burrin më të rrezikshëm në botë), pritet të botohet më 28 korrik.

Thuhet se libri ka aq detaje tronditëse sa familja Trump po mundohet me të gjitha mënyrat për të bllokuar botimin e këtij libri.

Advertisement

Madje ata kanë thënë se mes Mary Trump dhe presidentit është nënshkruar një marrëveshje konfidenciale, në favor të një zgjidhje për çështjen e trashëgimisë dhe mos botimin e librit.

Mary është vajza e vëllait të Trump, Fred Jr. Trump, i cili ndërroi jetë në 1981-shin nga alkooli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy