Të shtëna me armë në Ukrainë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna me armë në Ukrainë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

 

Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar për vrasjen e dy pjestarëve të komunitetit grek në Ukrainë si edhe plagosjen e dy prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat në pjesën lindore të Ukrainës, ku sipas tyre grekët u qëlluan nga ushtarë ukrainas.

Bëhet fjalë për fshatin e njohur si Granitna, në zonën e kontaktit mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro rusë.

Autoritetet greke nuk kanë dhënë detaje mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga qeveria e Ukrainës.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy