Të shtëna në Shtëpinë e Bardhë/ Alarmohet Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna në Shtëpinë e Bardhë/ Alarmohet Trump

Ky është momenti kur presidenti amerikan Donald Trump detyrohet të braktisë konferencën për shtyp, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë në oborrin e jashtëm të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump u kthye sërish në sallë pas disa minutash dhe sqaroi se një person ishte goditur me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital.

Advertisement

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se situata është krejtësisht nën kontroll…Dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është gjendja e tij shëndetësore. Por duket se personi i dyshuar është qëlluar nga forcat e sigurisë. Ndoshta nuk ka fare lidhje me mua, por ishte jashtë gardhit të ndërtesës.”

Pasi u dëgjuan të shtënat me armë zjarri, gazetarët qëndruan në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa presidenti amerikan u tërhoq drejt zyrës ovale dhe e gjithë ndërtesa u vendos nën masa të rrepta sigurie.

Advertisement

Shërbimi Sekret amerikan konfirmoi incidentin duke thënë se autori, 51-vjeçar, u godit në kraharor dhe gjendet në spital. Që nga protestat antiraciste që nisën në fund të muajit maj, janë shtuar masat e sigurisë rreth Shtëpisë së Bardhë.

Të shtëna në Shtëpinë e Bardhë/ Alarmohet Trump shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy