“Të të vijë turp”/ Vëllai i Strakoshës reagon për deklaratën e ish-futbollisit: Po të mos ishte për moshën tënde do shieshim në sallën e gjyqit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të të vijë turp”/ Vëllai i Strakoshës reagon për deklaratën e ish-futbollisit: Po të mos ishte për moshën tënde do shieshim në sallën e gjyqit

Ish-futbollisti, Massimo Brambati, ka lëshuar deklarata të forta ditën e djeshme, duke turbulluar opinionin sportiv.

Në qendër të fjalëve të tij ka qenë portieri shqiptar Thomas Strakosha, për të cilin u shpreh se ishte dëmtimi i tij ishte mashtrim, pasi në të vërtetë është i infektuar me Koronavirus, së bashku me lojtarin Kessie të Milanit.

Por fjalët e Brambatit nuk janë pritur aspak mirë në familjen e Strakoshës, teksa vëllai i tij ka reaguar menjëherë në lidhje me këto deklarata.

Sipas Dimitris këto janë vetëm gënjeshtra dhe po të mos ishte për moshën e Brambatit, atëherë do të shiheshin në sallën e gjyqit.

Advertisement

“Duhet të ndihesh i turpëruar që shpërndan gënjeshtra. Nëse nuk do të kisha respekt për moshën tënde, atëherë unë personalisht do t’ju padisja për keqinformim”, ka qenë reagimi i vëllait të Thomas Strakoshës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy