Temperaturat nën 0 gradë, frikë për fatin e 20 personave që ranë në lumë gjatë shembjes së urës në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperaturat nën 0 gradë, frikë për fatin e 20 personave që ranë në lumë gjatë shembjes së urës në SHBA

Baltimore po përballet me një incident me viktima në masë, me ekipet e shpëtimit që punojnë për të shpëtuar rreth 20 njerëz që mund të kenë rënë në lumë kur u shemb Ura e Francis Scott Key.

“Ne jemi në mes të menaxhimit të një incidenti me shumë viktima këtu”, tha Kevin Cartwright, drejtor i komunikimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit Baltimore.

“Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se ka deri në 20 individë që mund të jenë në lumin Patapsco si dhe automjete të shumta”, tha ai për CNN.

Cartwright tha se ata po punojnë me Rojet Bregdetare të SHBA dhe një ekip zhytësish janë në lumë për operacione kërkimi dhe shpëtimi, me temperatura rreth portit rreth -1 °C. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy