Tension në Ukrainë, presidenti: Më 1 dhjetor përgatitej një grusht shteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tension në Ukrainë, presidenti: Më 1 dhjetor përgatitej një grusht shteti

Ukraina ka zbuluar një komplot për grusht shteti që do të ndodhte javën e ardhshme. Konfirmimi ka ardhur nga vetë presidenti I këtij shteti, Volodymyr Zelenskiy, i cili foli gjithashtu edhe për një kërcënim ushtarak nga Rusia.

“Ne kemi sfida, jo vetëm nga një përshkallëzim i mundshëm nga Federata Ruse, por edhe të brendshme. Kam informacione që po përgatitej një grusht shteti në vendin tonë me 1 dhe 2 dhjetor”, u shpreh presidenti ukrainas.

Megjithatë, ai nuk dha shumë detaje lidhur me këtë çështje dhe nuk akuzoi shtetin rus për përfshirje. Ndërkohë, tensionet mes Moskës dhe Kievit janë rritur ndjeshëm pas raportimeve të Shteteve të Bashkuara për një sulm të mundshëm ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Megjithatë Kremlini ka pohuar se këto raportime janë të pavërteta, edhe pse ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm ushtarësh pranë kufirit me Ukrainën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy