Tensionet me Ukrainën, Biden-Putinit: S`ka më doreza, po sulmuat do keni punë me ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet me Ukrainën, Biden-Putinit: S`ka më doreza, po sulmuat do keni punë me ne

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka treguar drejtpërdrejt homologut rus, Vladimir Putin, se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do të përgjigjen, nëse Rusia e pushton edhe më tej Ukrainën.

Këtë të mërkurë ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë publikoi një deklaratë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, i cili dha hollësi rreth bisedës mes dy presidentëve.

“Presidenti Biden e përsëriti përkrahjen e ShBA-së për Ukrainën. Ai i tregoi drejtpërdrejt Putinit se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë do të përgjigjeshin, nëse Rusia e pushton më tej Ukrainën. Ai i tha Presidentit Putin se është një opsion tjetër: de-eskalimi dhe diplomacia”,është shprehur ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se do të ndihmojnë me pajisje shtesë për ukrainasit përtej asaj që tashmë kanë ofruar si një mënyrë për të treguar mbështetjen ndaj çdo lloj lëvizje nga kundërshtarët.

Advertisement

“Ne do t’u ofronim pajisje shtesë të mbrojtjes për ukrainasit përtej asaj që tashmë jemi duke e ofruar dhe do t’i fortifikonim aleatët tanë të NATO-s në krahun lindor me kapacitete shtesë si reagim ndaj një eskalimi të tillë”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy