Tensionet në Ukrainë, disa kompani ajrore anulojnë fluturimet drejt Kievit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në Ukrainë, disa kompani ajrore anulojnë fluturimet drejt Kievit

Kompanitë ajrore “Lufthansa” dhe “Swiss Air” kanë vendosur që nga dita e hënë të pezullojnë fluturimet drejt kryeqytetit ukrainas të Kievit pas rritjes së frikës të një pushimi të mundshëm të këtij vendi nga Rusia.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se do të ndalë fluturimet dhe drejt Odesës, një qytet port kyç në Detin e Zi.

“Siguria e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit është prioriteti ynë kryesor”, shkruhet në njoftimin e kompanisë.

Ditën e diel, kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se Rusia është duke planifikuar luftën më të madhe në Europë që prej vitit 1945.

Advertisement

Javën e kaluar, kompania ajrore holandeze “KLM” njoftoi se nuk do të udhëtojë më përkohësisht drejt Kievit, ndërkohë që “Lufthansa” konfirmon se kjo masë do të qëndrojë në fuqi deri në fund të shkurtit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy