Tensionet Rusi-Ukrainë, Moska: Po na soset durimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet Rusi-Ukrainë, Moska: Po na soset durimi

Bisedimet Rusi-Ukrainë duket se po ja sosin durimin Moskës pasi deri më tani përpjekjet për një zgjidhje diplomatike kanë rezultuar të pasukseshme .

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia nuk është  e gatshme të presë përgjithmonë që Shtetet e Bashkuara dhe NATO t’i përgjigjen kërkesave të saj të sigurisë.

‘Po presim një përgjigje me shkrim.Partnerët tanë e kanë kuptuar domosdoshmërinë për të reaguar shpejt, saktë dhe në letër. Dhe ata e  dinë se nuk mund të presim përgjithmonë por sigurisht, ka plane për ta zvarritur  çështjen ”.

Në konferencën e tij vjetore për shtyp, kryediplomati rus tha se Moska dëshiron të dëgjojë se cilat propozime funksionojnë  dhe cilat jo  së bashku me arsyet. Ai theksoi  se çdo gjë duhet të jetë e shkruar në letër.

Advertisement

Pasi Moska të ketë marrë një përgjigje pikë për pikë ndaj propozimeve të saj nga Perëndimi, në fund Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë një vendim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy